Rektori Vullnet Ameti: Lamtumirë profesor, pushofsh në paqe!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë, ligjëruesit shembullor në Fakultetin Filozofik, Prof. Dr. Galip Veliut. Profesori ynë i respektuar, anëtar i Senatit në Universitetin tonë, mësimdhënës në programin studimor të Filozofisë, angazhohej në vazhdimësi si në mësimdhënie, punë praktike, në edukimin e studentëve, por me një përkushtim të rrallë edhe në hulumtimet shkencore. Prof. Dr. Galip Veliu si anëtar, bashkëpunëtor në shumë asociacione, shoqata dhe institucione të tjera, i ka shërbyer më tërë qenien e tij komunitetit akademik dhe interesit qytetar në vendin tonë dhe më gjerë. Ishte autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter civil, arsimor-shkencor. Profesor Galipi ndërroi jetë si mësimdhënës i arsimit sipëror në gjuhën shqipe, si njëri nga ligjëruesit e respektuar në institucionin tonë, duke na lënë pas kujtimin më të mirë, sidomos neve që patëm nderin ta kemi në stafin akademik. Familjes Veliu, kolegëve, studentëve dhe miqve të tij, u shprehim ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të profesorit dhe intelektualit të nderuar. Lamtumirë profesor, pushofsh në paqe! Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës.

Baby Shop Charli
Restorant Lumare
Sigma Doors