Reagojnë prodhuesit e qeseve: “Qindra persona rrezikojnë të mbeten pa punë”


Ulja e gjobave, rritja graduale e çmimeve të qeseve dhe shtyrja e zbatimin të ligjit, janë disa nga kërkesave të shoqatës së prodhuesve të qeseve, në mënyrë që prodhuesit të përshtaten me ndryshimet e reja. Këto kërkesa i kanë paraqitur në Qeveri dhe Ministrinë e Mjedisit por thonë se ato kanë hasur në vesh të shurdhër. Sipas tyre, ky ligj në vendet evropiane është zbatuar brenda 7 viteve.

“Së pari kërkojmë heqjen e çmimit prej 15 denarësh sepse jo vetëm që nuk ka asnjë logjikë tregu, por është edhe shumë më i lartë në krahasim me vendet tjera. Ne besojmë se rritja e çmimit duhet të jetë në faza. Këto ndryshime ligjore prekin drejtpërdrejt ekzistencën e 32 kompanive me gjithsej 600 punonjës, pa përfshirë bashkëpunëtorët e jashtëm si furnizues të lëndëve të para, distributorët”, deklaroi Eli Kaçeva – Grupacioni i prodhuesve dhe përpunuesve të qeseve plastike.

Prodhuesit thonë se për dy vite nuk mund të kalojnë plotësisht në prodhim vetëm me qese të biodegradueshme, sepse investimet janë shumë të shtrenjta dhe nevojitet trajnim i punëtorëve.

“Një makinë e përdorur për një material të tillë është 500 mijë euro, andaj duhet të investojmë minimalisht pesë milionë euro për t’u rikthyer në këtë prodhim tani që jemi, është problemi më i madh që e gjithë bota po përballet me mungesën e ushqimit, ne tani do bëjmë qese prej misri, panxhar sheqeri, niseshte, është pak e palogjikshme”, tha Aleksandar Borizhovski – Nënkryetar i Grupacionit të Prodhuesve të Qeseve Plastike.

Për ambientalistët, rritja e çmimit të qeseve plastike do të ndikojë pozitivisht në planin afatgjatë, sepse do t’i reduktojë në mënyrë drastike mbetjet plastike.

Baby Boo