Rasti në Gjorçe Petrov – Ky është dënimi për Naser Eshtrefin!


Gjykata e Apelit të Shkupit e ka pranuar në tërësi aktgjykimin e shkallës së parë, për rastin e vr*asjes së maturantit Angel Petkovskit në vitin 2014-të dhe me këtë i është konfirmuar dënimi Naser Eshtrefit me 13 vjet bur* g.Familjarët e Eshtrefit thanë se vendimin do ta ankimojnë në Gjykatën Supreme, pasi që nuk janë të kënaqur me këtë vendim.Më 26 mars të këtij viti, Gjykata Penale e Shkupit, Eshtrefin e dënoi me 13 vjet bur*g për therjen me thi*kë të Petkovskit, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Mbrojtja e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit pasi që nuk ishin të kënaqur me aktgjykimin. Ata vazhdojnë të thonë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri disa herë ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, po pendohet për veprën.

Të kënaqur me vendimin nuk kanë qenë as prindërit e të ndjerit Petkovski, pasi që sipas tyre “edhe me bur*g të përjetshëm po që se dënohet, nuk do ta kompensojë Angelin”.Sipas vendimit gjyqësor ngjarja e cila ka përfunduar tragjikisht ka filluar pasi që Naseri ka hyrë në shtëpinë e Sasho Petkovskit (babait të Angelit) në Gjorçe Petrov dhe e ka vje*dhur një biçikletë në sy të tij dhe djalit të tij Angelit dhe është larguar. Ata, sipas gjykatës, i janë vënë pas dhe kanë shkuar që ta presin Naserin te ura ku kalon lumi Vardar, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve, në Gjorçe Petrov. Atje janë takuar me Naserin, Angeli i ka thënë babait të tij ky është vje*dhësi i biçikletës, ndërkaq kur e ka pyetur Sasho Naserin se a e ke vje*dhur ti biçikletën, sipas Gjykatës, Naseri e ka nxjerrë thi*kën dhe e ka goditur Angelin dy herë. Babai i Angelit e ka goditur me një dru Naserin, ndërkaq sipas gjykatës, pas kësaj Naseri ka ikur, ndërkaq babai me Angelin janë drejtuar për te Spitali i Syve për ndihmë. Në shkallët e spitalit Angeli ka ndërruar jetë.

Gjykata i ka hedhur poshtë deklaratat e Naserit dhe mbrojtjes së tij, se Angeli dhe Sasho Petkovski e kanë rrahur atë, para se ai ta ther me thikë Angelin. Pavarësisht se nuk është gjetur thi*ka, gjykata për këtë thotë se thi*kën e ka nxjerrë Naseri, gjegjësisht ashtu siç ka dëshmuar Sasho Petkovski. Kjo lë të nënkuptohet që Gjykata e ka pranuar versionin e Prokurorisë dhe të dëmtuarve të cilat kanë deklaruar se thi*ka ka qenë e Naserit, pavarësisht se ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.Procesi gjyqësor është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, pasi që fillimisht Gjykata Penale dhe e Apelit Eshtrefin e dënuan me 14 vjet burg. Mbrojtja e ankimoi vendimin në Supreme, për shkak të parregullsive në procedurën gjyqësore dhe Supremja e pranoi ankesën e tyre.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vr*asjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Baby Boo