fbpx

Radmilla Sheqerinska e Jens Stoltenberg të gëzuar që Maqedonia fitoi vendin e saj në NATO

Për herë të parë Maqedonia do të marrë pjesë dhe do të ulet në tryezën e NATO-s. Më këtë rast përfaqësuesja e Maqedonisë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme. Nga ana tjetër sekretari i NATO-s, Sotltenberg tha se sot është një ditë e madhe që ju kemi këtu si përfaqësuesen e 30-të të NATO-s, por ajo ditë do të jetë edhe më e madhe kur të përfundojë ratifikim i plotë nga të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

Është kënaqësi e madhe t’ju kem këtu për herë të parë, të ftuar si përfaqësues të vendit tuja në selinë e NATO-s. Gjithashtu është kënaqësie që nuk do t’ju thërrasë me emrin e gjatë, por me emrin e ri të vendit tuaj Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për të gjithë ne, prandaj vlerësojmë impenjimin dhe suksesin tuaj në implementimin e plotë të Marrëveshjes, ju dhe lidershipin e qeverisë tuaj. Pashë se dje ngritët flamurin e NATO-s në selinë e qeverisë dhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë duke ngritur flamurin tuaj në ambientet e jashtme të NATO-s së bashku me 29 vendet e tjera. Sot është një ditë e madhe por do të jetë me e madhe kur të gjitha vendet anëtare do ta kenë ratifikuar protokollin dhe ju do të jeni këtu me të drejta të plota- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.

Ju falënderoj për mundësinë që në kohë të vështira ia mundësuat vendit tim të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme. Edhe në Ballkan edhe në Maqedoni me vullnet dhe përkushtim arrihet gjithçka, së bashku ia arritëm është shprehur”, Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.