fbpx

Qytetarët e Shkupit ofrojnë shtëpitë e tyre për familjarët e të lënduarve në aksidentin në Llaskarcë (Foto)

Qytetarë të shumtë kanë filluar aksione për të ndihmuar familjarët e të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm në Llaskarcë të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Anita Hristova dhe Albulena Karaga kanë ofruar shtëpitë e tyre për familjarët që janë duke pritur informacione për gjendjen e familjarëve të lënduar e që janë duke u trajtuar në spitalin “8 shtatori” në Shkup.

“Jetoj në afërsi të spitalit “8 shtatori”, nëse dikush nga familjarët e të lënduarve ju duhet vendqëndrim, unë jam në dispozicion” ka shkruar Anita Hristovska

“Jetoj afër spitalit të qytetit në Shkup. Nese njihni dikë nga familjarët e të lënduarëve apo viktimave që kanë nevojë të vendosen përkohësisht, më shkruani në inboks” ka shkruar Albulena Karaga

“Ju lutem nëse dikush ka nevojë për vendqëndrim ne Shkup nga te afërmit e te lënduarve , lirisht mund te me shkruani ne inbox”, shkruan Xhenet Bilalli në “Facebook”.

Përndryshe janë bërë apele edhe për ndihma tjera dhe mbledhjen e njësive të gjakut që t’i kenë në dispozicion të lënduarit nga ky aksident i kobshëm. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.