Qytetarët për Haradinajn: Njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën, ka dhënë gjak që është më e vlefshme

“Ramush Haradinaj, njeriu që ka dhuruar shumë për Kosovën. Ka dhënë gjak që është më e vlefshme”, kështu thotë një qytetar i Kosovës teksa flet me admirim për kandidatin për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

E për këto fjalë nga qytetarët, kreu I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në rrjetin social facebook se u është mirënjohës dhe i nderuar për mbështetjen e qytetarëve e edhe i nderuar që po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët për kandidaturën për President të Kosovës.

“Midis tyre njerëz që nuk më njohin vetëm si politikan por edhe nga një anë shumë personale. Hakiu, i cili është rrobaqepësi i familjes tonë për shumë vite dhe Alberti, i cili është berberi im për më shumë se njëzet vjet. Faleminderit për besimin tuaj”, ka shkruar Haradinaj. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK-ja garon me numrin 135 derisa Ramush Haradinaj, ka qëllim që të merr pozitën e presidentit.

Baby Boo