fbpx

Qeveria reagon: Ivavnon po përhap urrejtje thotë se…

Presidenti Ivanov edhe me fjalimin e sotëm para opinionit të Maqedonisë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dëshmoi se ka mbetur konsekuent vetëm në përcaktimin e tij që të vazhdojë t’i ndajë qytetarët, që sot e plotësoi me konstruksione me të cilat u konfirmua se jeton në botën e komploteve.

Në vend që ta lexojë Marrëveshjen e Prespës, dhe t’i mbështesë garancitë për identitetin dhe për prosperitetin që i ofron kjo Marrëveshje, ai vazhdon të përhapë të pavërteta dhe urrejtje, duke tentuar me këtë ta pengojë avancimin e qytetarëve të Maqedonisë.
Kështu thuhet në reagimin e Qeverisë për fjalimin vjetor në Kuvend të shefit të shtetit Gjorge Ivanov.

Sipas Qeverisë, Ivanovi nuk beson në vendin e tij dhe popullin e tij, ndërsa që ta mbulojë këtë ndërton trillime se është viktimë e ndonjë aktiviteti kundër tij pa kurrfarë baze, flet, shtojnë, vetëm për errësirë – vështirësi, anulime, mohime, kuti të pandorës.

Njëherit, shtohet se qytetarët, bashkësia ndërkombëtare, BE-ja dhe NATO-ja i përshëndesin politikat integruese të Qeverisë, me çka, theksohet, vendi ynë është vendosur në rrugën e suksesit, me prosperitet dhe identitet të siguruar.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.