fbpx

PSP: Kamçev dhe Mijalkov kanë pastruar paratë nëpër “ofshor” kompani

PSP ka vazhduar me zbulimin e detajeve në rastin “Imperia” ku të akuzuar janë ish-shefi I DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev.

Pas tre muajve hetim, PSP ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të dëshmive materiale, disa dëshmitarë dhe incizime të bisedave të disa të dyshuarëve, me çka kanë arritur që të zbardhin rrugën se si janë pastruar paratë duke dëmtuar buxhetin e shtetit për përfitime personale, ku dyshohet se deri më tani janë keqpërdorur mbi 10 milionë euro.

Shumica e kompanive janë të regjistruara si investime të huaja, mbi 15 kompani të cilat janë themeluar dhe regjistruar në Sejsheli, Panama, Belize dhe lokacione tjera nëpër botë dhe SHBA. Në shumicën prej tyre është fshehur emir i biznesmenit të njohur Orce Kamçev, apo të ndonjë bashkëpunëtori të tij të afërt.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.