Prokuroria bullgare: ”Kishte tym në mushkëritë e pasagjerëve”


Zv/prokurori kryesor i Bullgarisë, Borisllav Sarafov ka thënë se personat që kanë vde*kur në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes, dhe jo si pasojë e goditjes e as shpërthimit.

“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.

Siç tha ai deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, udhëtarë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.
“Të dy japin informacion objektive, janë marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai.

Baby Boo