fbpx

Problemi me qentë endacak rikthehet në Tetovë

Qentë endacak “vërshojnë” sërish qytetin e Tetovës duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Më të kërcënuar nga kafshimi ndërkaq mbeten nxënësit e shkollave fillore e të mesme të cilët herët në mëngjes iu drejtohen shkollave.

“Qendra e qytetit të Tetovës është kthyer në rrezik potencial për kalimtarët, sidomos për ata që kalojnë këtë rreth rrotullim këtu, shkaku i numrit të madh të qenve që rrinë në këtë gjelbërim dhe që sulmojnë pothuajse çdo kalimtar”.

“Askush nuk ndërmerr asgjë, vetëm i shikojnë kalojnë dhe asgjë. I sulmojnë fëmijët e shkollës, bëjnë sulm të madh. Kjo punë duhet të shikohet sa më shpejtë”.

“Gratë fëmijët friken, dhe është për tu frikësuar, nuk e dish çfarë qeni është pa vaksinuar”.

“Kemi frikë por s`kemi ç`të bëjmë. Këtë duhet ta mendojnë të komunës. Patjetër ta çoj djalin vet në shkollë”.

Rreziku që bartin me vete qentë endacak është tejet i madh, sidomos kur e dimë se shumica e tyre janë të pavaksinuar. Në rast të kafshimit nga qentë endacakë, mjekët rekomandojnë vizite të menjëhershme tek reparti infektiv.

Preventiva më e mirë është eliminimi i qenve endacak, t`iu gjendet zgjidhja, kjo është preventiva. Pasi të kafshohen më është mriz të lajmërohen direk tek ne dhe ne i trajtojmë me vaksina dhe serume, por shpesh na ndodh që të mos kemi ilaçet, edhe pse në tërë Maqedoninë të vetmit ne jemi repart që kemi vaksina kundër tërbimit – tha Halil Ismaili, infektolog.

Nga komuna e Tetovës ndërkaq thonë se kanë lidhur marrëveshje më një kompani që do të përkujdeset për qentë endacak por nuk bëjnë të ditur se kur do të ndodh kjo.

Në një të ardhme të afërt pritet të bëhet gjetja e lokacionit dhe furnizimi i shtëpizave për trajtim dhe përkujdesje të kafshëve endacakë – njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Tetovës ka pasur rreth 35 raste të kafshimit nga qentë endacakë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.