fbpx

Pritje të gjata për në Shkup, përmes rrugës malore nga Kosova

Gjatë ditës së sotme ka pasur deri katër orë pritje në rrugën alternative që është hapur për në Shkup, nëpër një pjesë të malit, përcjrll Koha.net.

Kjo për shkak të punimeve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, e cila lidh pikën kufitare me Maqedoninë.

Kjo rrugë hapet vetëm një orë gjatë ditës.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet tollovia dhe kolonat e krijuara në këtë rrugë.

Me datën 22 dhjetor Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se kjo rrugë ishte hapur për qarkullim, duke ritheksuar se qarkullimi rrugor mund të zhvillohej pa pengesa.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.