Prej 6 vjetësh nuk ka celular, këngëtari i njohur zbulon arsyen e pazakontë


Këngëtari i njohur, Ed Sheeran nuk ka pasur celular për gjashtë vitet e fundit dhe kjo e ka ndihmuar atë të komunikojë me njerëzit.

“Unë kam një tablet dhe email në tablet, por nuk kam celular”, ka thënë ai gjatë një interviste për televizionin spanjoll “El Hormiguero”.“Të mos kesh një celular është mënyra më e mirë për të bashkëvepruar me njerëzit. Mendoj se do të duhet ta kem një të tillë kur vajza ime të jetë më e madhe në mënyrë që ajo të arrijë tek unë. Por unë u them njerëzve se në këtë sektor ku unë punoj, ka njerëz që janë të lidhur gjatë gjithë kohës.

Biseda ime, pasi nuk kam celular, është më reale, ndërsa nëse dërgon mesazhe gjatë gjithë kohës nuk ke çfarë të flasësh”, shtoi këngëtari.Më tej, Ed ka shpjeguar se ka ndryshuar zakonet e tij që kur është bërë baba dhe ka vendosur të lërë duhanin, ndërsa tani preferon të pijë vetëm disa pije verë.

“Unë e dua verën dhe birrën, por e lashë duhanin”, tha Sheeran.

Baby Boo