fbpx

Policia në kërkim të autorëve të atentatit në Elbasan

Policia e Shtetit tha se pas atentatit ku humbën jetën 3 persona, ka rrethuar zonën në një perimeter të gjerë për kapjen e autorëve, percjell Fakte.

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Forca te shumta policie kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë.

Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sërë veprimesh të tjera për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Një grup specialistësh nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë nisur në ndihmë të Policise së Elbasanit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.