Policia me kontrolle në Shkup: Zbulohen dollarë të falsifikuar, dro*gë dhe mjete shpërthyese (FOTO+VIDEO)


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Penale, kanë kontrolluar një banesë në Komunën Aerodrom në Shkup.

“Më 10.11.2021, zyrtarët policorë, pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi në procedurë paraprake kanë kontrolluar banesë në rrugën ‘Venjamin Mançukovski’ në Aerodrom, nga ku janë hasur M.M (20) dhe 16 vjeçari nga Zelenikova. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur tableta ekstaza dhe peshore me mbetje ko*kaini, ndërsa në hapësirat e podrumit është gjetur paketim shpërthyes trotil – detonatorë M5 për shpërthim”, thonë nga MPB.
Gjatë kontrollit në rrugën “Bojmija”, siç theksojnë nga policia, janë gjetur 396.200 dollarë të falsifikuara dhe një paketim me 149 ekstaza.

“Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre SPB Shkup do të ngrisë kallëzim penal. Po ashtu gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve janë privuar nga liria N.T (20), të cili gjatë kontrollit janë gjetur mar*ihuanë, amf*itaminë dhe M.G (21) të cilit i është gjetur mar*ihuanë. MPB vazhdon me kontrollimin me qëllim të identifikohen edhe persona të tjerë të përfshirë”, thonë nga MPB.

Baby Boo