fbpx

Polici që keqpërodri vajzën, e pranon fajsinë e tij!

Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin qe i ka bërë nxënëses nga Drenasi.

Burime nga Prokuroria i kane thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet. Mirëpo ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij, të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin të nxënëses.

Në pranimin e fajit, i është renduar pozita penale profesorit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale.

Mësimdhënësi është prapa grilave qê dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Për Vesel Velselin, Gjykata dje ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Intervistën ekskluzive me 16-vjeçaren e gjeni duke klikuar këtu.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.