fbpx

Polici Demaj nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shokuar me rastin e vrasjes vdekjes së policit Izet Demaj në krye të detyrës në mbrojtje të qytetarëve.

Berisha thotë se Demaj nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, transmeton Koha.net. Demaj u vra gjatë parandalimit të një plaçkitje të armatosur në Istog me ç’rast është vrarë edhe plaçkitësi.

“Jam i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj. Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi. Me dhembje të thellë u shprehi ngushëllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi”, ka shkruar Berisha.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.