fbpx

Plani për njëllosjen e shqiptarëve nga ana e portalit “Infomax”

Shkrim nga Vedat Abdiu

Një plan që nuk do të arrihet.

Përderisa të gjithë në Maqedoni u betuan se nuk do të ketë veçime nacionale mendoj se është gabim. Shpërndarja e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në Maqedoni është shumë e madhe, këtë e kemi kuptuar të gjithë por e lejojmë dhe i japim të drejtë kësaj demokracie të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kjo vazhdon duke u rritur më tej edhe nga disa media maqedonase. Njëra që do veçoja është ajo që përmenda në titull, portali “Infomax”. Rregullat dhe etika gazetareske mendoj se nuk e lejon këtë urrejtje që shpërndan ky portal. Përderisa kjo është shumë e qartë ne nuk reagojmë aspak.
Do t’i referohesha me dy fjalë portalit në fjalë. Nga ku merni guximin që të shpërndani urrejtje ndaj shqiptarëve apo harruat që jetoni bashkë, a thua se vallë harruat që pa shqiptarët Maqedonia do të ishte një zero e madhe. Mendoj se e keni shumë gabim që të na cilësoni si përqindje të ulët. Mos harroni se shqiptarët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Maqedoninë. Ne tashmë jemi të barabartë me ju në të gjitha aspektet. Po ju pengon kjo? Si duket se po! Pasiqë shpërndani vetëm “skandalet” e shqiptarëve dhe harroni të tuajat.

Shqiptarët në maqedoni dhe të drejtat e tyre janë shkelur gjithmonë, dhe vazhdojnë të të nënçmohen nga po kështu njerëz.
Fajin e kam unë dhe ju që dalim dhe votojmë ata që na vodhën, na burgosën na diskriminuan dhe na shkatërruan totalisht. /Pa Censurë/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.