fbpx

Personi që u ekzekutua në Zvicër nuk ka të bëjë me rastin e Dilaver Bojkut?!

Të martën herët në mëngjes, një person i armatosur i paidentifikuar shkarkoi disa të shtëna në një ndërtesë të Rüti (afër Cyrihut), duke vrarë 51-vjeçarin I.Ishtrefi nga Struga e Maqedonisë. Incidenti ka ndodhur në restorantin “Baren” në Ferrachstrasse, ku edhe ka qenë pronar i restortin Ishtrefi.

Vrasësi ka ikur në një drejtim të panjohur. Policia kantonale dhe prokurori kanë hapur hetime. Mediat shkruan se supozohet që I.Ishtrefi ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Dilaver Bojku-Leku nga Struga, në vitin 2017, mirëpo të afërm të tij i demantojnë këto hamendësime.

Familjarë të I.Istrefit janë të shokuar për ngjarjen që i ka goditur, ata thonë se I.Istrefi ishte një person i sjellshëm, i ndershëm dhe kurrë nuk ka pasur konflikt me dikend, andaj thonë ata se nuk e dimë pse janë shpërnda, këto spekulime në media!

“Duhet që të lihet Prokuroria të bëjë punën e saj, mediat janë nxituar familjri ynë nuk ka asnjë pikë-lidhje me vrasjen e Dilaver Bojkut, do të dalë në dritë e vërteta, është shtet ku drejtësia funksionon dhe nuk do ta lëmë as ne si familjarë pa zbardhur motivet pse ka ndodhur kjo ngjarje tepër e rëndë për familjen tonë, lusim të gjithë mediat që të kenë mirëkuptim për dhimbjen që kalojmë dhe të presin rezultatin e hetimeve” përfundon njëri nga familjarët!

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.