Përplaset një kamion me një pilot në urë të autostradës !


Një pilot ka bërë ulje emergjente në urë të autostradës në Gjermani, duke u përplasur me një kamion, raporton “Deutsche Welle”.Pasi zbuloi se motori ka dështuar piloti i detyrua të bënte ulje emergjente në urë të autostradës, që përdoret nga veturat e mjetet tjera motorike, raporton Policia gjermane.

72-vjeçari ishte duke fluturuar nga Franca për në Holandë, nëpërmjet shtetit gjerman Rhineland-Palatinate, kur nisi të dështonte motori dhe ai shpejt vendosi të ulej.Ai u ul në urën Sch]arzbachtal, një urë e lartë 100 metra afër qytetit Pirmasens në perëndim të Gjermanisë, ndërsa është në kufi me Francën.Në urë, aeroplani i tij u përplas me një kamion që po qarkullonte në urë.

Piloti shpëtoi me lëndime të lehta, ndërsa shoferi i kamionit nuk pësoi lëndime.Në vendin e ngjarjes dolën një numër i forcave të emergjencës, ndërsa rruga u mbyllë plotësisht për një kohë për të pastruar karburantin.Autoritetet llogarisin se kostoja e këtij incidenti kap shumën e afro 60 mijë eurove.

Baby Boo