Pendarovski:”Nevojitet pajtim i ndërsjellë nga pushteti dhe opozita”


Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë porositi se duhet të pritet prej të hënën se si do të zhvillohet situata pas kësaj tentative të pasuksesshme për mosbesimin e Qeverisë. Në lidhje me mundësinë për mbajtje të takimit të liderëve, Pendarovski potencoi se për diçka të tillë nevojitet pajtim i ndërsjellë nga pushteti dhe opozita, ndërsa kur bëhet fjalë për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare, ai theksoi se sipas Kushtetutës, ekziston vetëm një mënyrë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa ajo është deputetët me 61 vota “pro” ta shpërbëjnë Kuvendin.

Në ndërkohë, LSDM dhe VMRO-DPMNE dje kërkuan dorëheqje nga liderët e partive politike kundërshtuese.
LSDM përmes deputetit Darko Kaevski porositi se “pas të gjtiha gënjeshtrave për gjoja shumicë të re parlamentare”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë dorëheqje. Nga ana tjetër, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, gjithashtu në konferencë shtypi, kërkoi dorëheqje të kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev.

Përmes kumtesës partiake u pajtua edhe BDI-ja, e cila vlerësoi se “gjoja shumica opozitare prej 61 deputetëve në përbërje të Levicës, Aleancës, Lëvizjes BESA, VMRO-DPMNE-së dhe Alternativës i shqetësoi qytetarët tanë, por edhe rajonin dhe aleatët tanë në Bruksel dhe Uashington.Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbrëmë nga Tetova porositi se partia edhe njëherë e riafirmon orientimin e saj drejt proceseve eurointegruese, duke konsideruar se anëtarësimi në BE është opsioni i vetëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo