fbpx

Pasi e akuzoi të dashurën për tradhëti, Rezart Veleshnja publikon bisedën private me të

Aktori i njohur i “Portokalli”, Rezart Veleshnja, pushtoi mediat dy ditë më parë pasi akuzoi publikisht të dashurën se e kishte tradhtuar me 4 meshkuj të tjerë.

“Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri…Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa” , shkroi Rezarti në postimin ku zbuloi se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Por, disa orë më pas, aktori mohoi çdo fjalë dhe u shpreh nëpërmjet disa videove në Instastory, se i kishin vjedhur Instagramin dhe ai nuk i kishte bërë këto akuza.

Pas këtyre fjalëve, Rezarti ka publikuar vetëm pak më parë një bisedë me të dashurën e tij. Ai ka treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon që të jetë shumë mirë, duke treguar njoftimet që i kanë ardhur në telefon prej saj, të cilës ia ka vendosur emrin “Dashuria”. “Të dua” shkruan Rezarti në foton e publikuar, ku në sfondin e ekranit shihet fotografia e një femre bjonde.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.