Pas 2 muajsh në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Romë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla!


I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla.Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme.I shpallur në kërkim prej disa kohësh, arrestohet në Romë, Itali, Adriatik Llalla. Nga sa mësohet Llalla është arrestuar në Romë në datë 10 dhjetor, teksa autoritetet shqiptare janë njoftuar ditën e sotme. Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili ka shkuar në SPAK për të çuar konfirmimin e arrestimit, ku dhe më pas do të ketë edhe një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja si dhe prokurorët.

Kujtojmë se GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive” i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Kush është Adriatik Llalla? Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Akuzat u rrudhën në 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën do të vuaj dy vite burg.

Baby Boo