Papa Françesku respekton marrëveshjen e Prespës


Respekt për “rrugën jo të lehtë që solli Marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shprehu papa Françesku në paraqitjen e tij gjatë kohës së ceremonisë në pallatin presidencial në Athinë, në prani të përfaqësueseve të udhëheqjes shtetërore greke, njofton korrespodentja e MIA-s.

Papa, i përmendi sfidat aktuale, klimën, pandeminë, tregun e përbashkët dhe para se gjithash varfërinë dhe tërhoqi paralele me Odisenë e Homerit, duke theksuar se “janë sfida që kërkojnë nga ne në mënyrë aktive dhe konkrete të bashkëpunojmë”.

“Politikës i duhet të vendos nevoja të përbashkëta përpara interesave private. Kjo ndoshta duket utopi. Por, udhëtimi në detin e trazuar, siç na mëson edhe vepra homeriane, shpesh është rruga e vetme. Dhe deri tek qëllimi arrihet nëse jemi të udhëhequr nda dëshira për shtëpinë, në kërkim që së bashku të shkojmë përpara, nga “nostos algos”, nga nostalgjia. Në këtë drejtim do të doja të jap respektin tim për rrugën e vështirë që sjelli “Marrëveshjen e Prespës”, të nënshkruar në mes kësaj Republike dhe asaj të Maqedonisë së Veriut”, porositi papa në paraqitjen e tij.

Papa Françesku këtë mëngjes mbërriti në vizitë treditore në Greqi dhe realizoj takime si me Sakaleropulu ashtu edhe me Micotakis.

Baby Boo