Padi kundër tre personave për “keqpërdorim të detyrës zyrtare


Njësia e Punëve të Brendshme Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli parashtroi kallëzim penal kundër U.V. (61), P.B. (48) dhe M.P. (53) të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në periudhën nga viti 2014 deri më 2017, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gjevgjeli kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 253 paragrafi 3 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. U.V., e cila në periudhën e lartpërmendur ka qenë drejtoreshë në Ndërmarrjen Publike, duke mos paguar borxhet për shërbime të kryera të Ndërmarrjes Komunale, të bëra nga ana e personave fizik dhe ata juridik nga komuna Gjevgjeli, f. Stojakovë dhe f. Selemlija, ka kryer shkelje të më shumë dispozitave të akteve ligjore dhe nënligjore dhe të marrëveshjeve.

Me këto veprime të dyshuarit, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin, i kanë shkaktuar dëm Ndërmarrjes Publike “Komunalec”- Gjevgjeli prej gjithsej 6.114.969 denarë, si dhe dëm tjetër plotësues.

Baby Boo