Osmani: ”Sot do të kontaktoj familjet e viktimave”


Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një dalje për media bëri të ditur se sot do të kontaktoj me familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 23 nëntorit në Bullgari.

“Sot do të kontaktoj me familjet e viktimave, sepse dua të di se cilat janë pritshmërit e tyre në lidhje me transferimin e trupave dhe procedurat e mëtejshme, në mënyrë që të mundemi të bëjmë këtë plan veprim”, tha Osmani.Mes tjerash Osmani shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe po bëhen përgatitjet për bartjen e trupave dhe të gjithë procedurën.

“Dje kam pasur një takim të gjatë këtu në Ministri për të mësuar të gjitha detajet. Sigurisht që ne punojmë sipas vlerësimeve kur mund të përfundojë procesi i identifikimit. U njoftua një javë pas aksidentit, por ka parashikime të ndryshme”, u shpreh Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Baby Boo