Osmani: “Sjellja e kufomave që humbën jetën në këtë tragjedi, planifikohet për të Enjten”


Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka lajmëruar nëpërmjet Facebookut se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Baby Boo