fbpx

Osmani: Ekziston dorë e fshehur për të rrënuar procesin për ndryshimet …

ëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, nuk mohon mundësinë e skenareve të errëta për rrënimin e procesit për mbylljen e kontestit Maqedoni – Greqi. Osmani në “Argument” në TVM2 thotë se tendencat janë të brendshme, rajonale, por edhe nga qendrat e fuqishme gjeopolitike botërore. Ai konsideron se me shumë vëmendje duhet shikohet i gjithë procesi deri në ditën e fundit.

“Sidoqoftë, kjo nuk duhet të na vë në gjumë në këto ditë të fundit të përmbylljes së procesit, duhet të na bëjë shumë të kujdesshëm, syçelë, që të shohim të gjitha rreziqet e mundshme, qofshin nga ato të paqëllimshme ose të qëllimshme. Në moment ndjej unë por edhe ne, se mund të ketë një dorë të fshehur në këtë proces që tenton ta rrënojë në ditët e fundit të tij dhe do të ketë tentime të tilla, mirëpo mendoj se energjia për mbylljen e kësaj teme është aq e madhe sa që e pakthyeshme”,- theksoi zëvendësministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Sa i përket fatit të Prokurorisë Speciale, ekzistojnë dy opsione: për vazhdimin e mandatit ose inkorporimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme. Draft – versionet ekzistojnë, por Osmani thotë se ekspertët duhet ta thonë fjalën e fundit. Ligji i amnistisë, sipas Osmanit, paraqet detoksikim të ambientit politik, duke hapur mundësinë e bashkëpunimit brenda parlamentit por pa i shfajësuar dhunuesit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.