fbpx

OJQ-të ironizojnë rëndë me komunën e Tetovës

Aktivistë të Organizatës Loja, mëngjesin e sotëm në mënyrë ironike kanë dekoruar bredhin e vendosur në sheshin e Tetovës. Dekorimi nuk u bë me llambion por me fotografi të rrugëve të shkatërruara, mbeturinave dhe porosi për autoritetet komunale që të kujdesen më tepër për një qytet më të pastër. Ata madje për të theksuar problemin me ndotjen e ajrit në Tetovë, tek bredhi vendosën edhe një sarkofag.

Sot bëhet kjo që ti alarmojmë qytetarët për gjendjen në të cilën jemi. Edhe pse duket se jemi tu festu diçka në Tetovë dhe po presim Vitin e Ri apo Santa Klaus-in, më duket surpriza do jenë Kanta Klaus që në vend të dhuratave sjell mbeturina. Edhe pse kjo pemë duket festive, rreth saj ne kemi vendosur realitetin i cili është në Tetovë, sepse një ditë e bukur nuk i mbulon 364 ditë të këqija”.

Kjo është Cristmas garbave, projekt nga ana e LOJA-s, dhe bëhet me qëllim që të ngritët vetëdija e shoqërisë sonë për çështjen e mbeturinave që janë të hedhura nëpër gjithë Tetovën. Kjo do të jetë efektive dhe mbase shok për komunën dhe popullin që jeton në Tetovë por shpresoj të arrijmë sukses”. – u shprehën disa nga aktivistët

Në mesin e aktivistëve të Lojës, ishte edhe Floriani, i ardhur para dy javësh nga Franca. Edhe pse në Tetovë qëndron shumë shkurt, Floriani thotë se nuk duhet shumë për të parë defektet që ka qyteti, me theks të veçantë ndotja.

Kam parë shumë mbeturina nëpër rrugë ku kam punuar, dhe kam parë lumin që është përplot me mbeturina, qese plastike tjera. Dhe kam ndjerë ajrin e ndotur tek sa ecja i cili për një herësh të bën të kollitesh. Pra vetëm dy javë ishin mjaft për ti parë problemet këtu”. – theksoi Florian Frondersen – aktivist nga Franca

Ky është aktiviteti i dytë i këtij lloji i aktivistëve vendas dhe të huaj në kuadër të Lojës. I pari kishte të bëj me sensibilizimin e opinionit për mungesën e transportit publik.

Bashkim Sulejmani

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.