fbpx

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Spasovskit për incidentin në “Gjorçe Petrov”

Nga OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme çka ndodhi në lagjen e “Gjorçe Petrovit”. Edhe sa vrasje në qytet duhet të ndodhin që Oliver Spasovski të japë dorëheqjen, pyet nga konferenca për shtyp Orçe Gjorgjievski, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

“OBRM-PDUKM ka paralajmëruar se situata e sigurisë do të përkeqësohet për shkak të paaftësisë së Oliver Spasovskit dhe koalicionit me kriminelët e LSDM-së. Kjo vrasje është një tjetër provë se krimi po udhëheq në rrugë”, tha Gjorgjievski.
Ai shtoi se Spasovski e ka kthyer MPB-në në statistikë të noterimit të vrasjeve, vjedhjeve, zjarreve të dyshimta dhe dhunës. OBRM-PDUKM akuzon se rastet ose nuk zbardhen ose kryerësit e veprës nuk gjenden.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.