Noliana Jagodini-Asani, kërçovarja e suksesshme në Gjermani


Në mesin e shumë vajzave jashtë që jetojnë trojeve tona shqiptare dhe që na bëjnë krenare me punën dhe sukseset e tyre, është edhe ekonomistja nga komuna e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut, Noliana Jagodini-Asani, e cila gjendet në qytetin e Dortmundit në Gjermani. E lindur dhe e rritur në Sërbicë të Kërçovës. Ajo është bija e këngëtarit të mirënjohur, Bexhet Jagodini dhe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, dega menaxhim në Shkup, me rezultate solide dhe në afat të paraparë universitar.

Ajo është zënë me punë në Postbank të Dortmundit, ku në një periudhë shumë të shkurtër kohore që nga viti i kaluar, arrin që të avancohet nga sporteli i filiales, në këshilltare të klientelës, mentore e punëtorëve të rinj si edhe ofertat për pozita më të favorshme në filialë.Nga Postbank, Nolën e avansojnë duke e dërguar edhe për të ndjekur seminaret në qendrën e filialës në Dortmund, por edhe në qytetet tjera të Gjermanisë, si në Frankfurt, e ku përgjegjësit e saj shprehen, se Nola i kryen obligimet e saja me konsekuencë dhe efikasitet të duhur, e përgjegjshme në detyrat e saja e cila ndikon edhe në rezultatet e filialës në Postbank.

Të gjitha këto ajo i arrin, jo vetëm si rezultat i përgatitjes profesionale në lëmin e menaxhimit në ekonomi, por edhe njohjen e bukur të gjashtë gjuhëve, të cilat i vë në përdorim për të shërbyer sidomos të imigruarit nga trojet shqiptare, të vendeve të Ballkanit e më gjerë. Për shërbimet e saj në krye të detyrave ajo merr shumë mirënjohës.

Në një postim për Radion-Kosova e Lirë Noliana u shpreh: Kam qenë dhe jam me fat që sukseset më përcjellin nga Kërçova ime e dashur dhe e paharruar edhe këtu në Dortmund të Gjermanisë. Për mua kënaqësia më e madhe është atëherë kur i shërbej bashkëkombësit e mi, nga të gjitha trojet shqiptare për nevojat e tyre, që nuk janë të paketa, e sidomos për nevojat e atyre që ju mungon njohja e gjuhës së caktuar të komunikimit. Unë vazhdimisht iu shërbej, asnjëherë nuk i lë anësh edhe të gjitha qytetarët tjerë që kanë nevojë, apo drejtohen në byron time …

Noliana Behxhet Jagodinit-Asani, Redaksia e Radios-Kosova e Lirë i dëshiron suksese të mëtejme, në punën e saj të palodhshme, të përgjegjshme të kryer me dije profesionale, korrektësi, sinqeritet e dashuri.

Baby Boo