Ndahet nga jeta Anita Lane


Anita Lane, një këngëtare dhe kompozitore e dashur australiane e cila ishte anëtare e “The Birthday Party” dhe “Nick Cave’s Bad Seeds”, si dhe këngëtare solo, ka vd*ekur në moshën 61 vjeçare.

Deri më tani nuk informacione të mëtejshme në lidhje me shk*akun e vd*ekjes ose kur Lane ndërroi jetë, por ish-shoku i saj i grupit Cave konfirmoi lajmin në një postim të gjatë në të cilin ai e quajti atë si “më të zgjuarën dhe më të talentuarën nga të gjithë ne, deri tani”.
Mute Records, konfirmoi vde*kjen e saj në një deklaratë ku shkruhej, “Anita ishte një frymë e bukur e pabotë me zërat më të butë, dhe do të na mungojë tme*rrësisht”.

“Gjithmonë kishte diçka magjike që ndodhte kur vinte Anita, ajo ndryshoi perceptimin e gjithçkaje që shikonit. Ajo ishte frymëzuese dhe solli diçka unike të saj në punën e të gjithëve me të cilët bashkëpunoi. Çdo artist dëshiron të jetë i paparashikueshëm; ne duam që të artistët të jenë të paparashikueshëm, Anita ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme”.

Baby Boo