fbpx

Ngjarja e rëndë, ku burri ekzekutori gruan!

Todi Lera 53-vjeçari që ekzekutoi bashkëshorten e tij dy ditë më parë, është njohur para pak minutash me masën e burgimit, të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Teodor Lera, pas një sherri me bashkëshorten e tij Etleva Lera, e ekzekutoi këtë të fundit në banesë duke përdorur armë të ftohta.

Çifti kishte pasur probleme edhe më parë, e Todi Lera ishte dënuar në vitin 2017 se kishte keqtrajtuar gruan dhe vajzën e tij. Por, më pas kishte dalë nga burgu.

Sherri, sipas gjykatës në atë kohë, ishte se bashkëshortja e tij nuk pranonte të largohej nga Vlora për në Tiranë./albeu.com/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.