fbpx

Nepotizmi në punësime, Lëvizja BESA: Qytetarët nuk ju votuan për të punësuar të afërmit

Në lidhje me informacionet e fundit, se familjarë dhe të afërm të fuksionarëve shtetërorë të tanishëm, si me ministren e Mbrotjes, Radmilla Shekerinskën, me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ministrin e Kulturës, Asaf Ademin, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Maqedonisë janë duke u punësuar në pozita të larta shtetërore, sot ka reaguar partia opozitare shqiptare Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami, me çka ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë nepotizmin dhe të shqyrtohen të gjitha konkurset, transmeton Portalb.mk.

“Lëvizja BESA reagon ndaj këtij fenomeni të nepotizmit dhe korrupsionit pasi që tashmë jemi vend me karrige të rezervuar në Aleancën e NATO-s dhe se shteti duhet të punojë në sundimin e ligjit, çrrënjosjen e krimit dhe korrupsionit dhe eliminimin e nepotizmit dhe të ketë punësime në bazë të thirrjeve akademike dhe profesionale. Qytetarët nuk i dhanë besim kësaj qeverie për të punësuar të afërmit e tyre në institucione ku pagat kalojnë dyfishin e pagës minimale të vendit, ndërsa në anën tjetër për çdo ditë me mijëra qytetarë po largohen nga vendlindja sepse partitë në pushtet në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët, ata punësojnë familjarët e tyre. Kërkojmë nga institucionet që të hetojnë nepotizmin që veçmë u shfaq në media ditëve të fundit si dhe të shqyrtohen gjitha konkurset korruptive nga disa ministri të cilat kanë favorizuar grupe të caktuara interesi të afërta me pushtetarët”, reaguan nga BESA.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.