Në Shkup arrijnë edhe 14 shtetas të Afganistanit


Edhe 14 shtetas të Afganistanit mbrëmjen e sotme kanë arritur në Shkup. Siç informojnë nga Qeveria, bëhet fjalë për të punësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuar dhe familjarë të tyre.

Në Maqedoninë e Veriut për momentin po qëndrojnë 568 afganë, ndërkaq janë larguar 85 të tjerë. Vendi është pjesë e programit për strehimin e shtetasve afganë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të marrjes së pushtetit nga regjimi taliban.

Baby Boo