Në RMV për 16% është ulur vlera e kontratave të lidhura jashtë vendit


Gjatë nëntë muajve të këtij viti është ulur për 16.3 përqind vlera e kontratave të lidhura nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut për punë jashtë vendit.“Gjatë periudhës janar – shtator 2021 vlera e përgjithshme e e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 153 802 000 denarë, që është për 16.3 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërkohë, punët e kryera kapin vlerën 107 057 000 denarë, apo 11.2 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Punë më së shumti janë kontraktuar për në Gjermani (110 000 000 denarë), por 1.8 përqind më pak se vitin e kaluar. Kontrata janë lidhur edhe për punë në Bosnjë Hercegovinë (35 249 000 denarë), Mali i Zi (25 597 000 denarë), Bullgari (7 195 000 denarë), Kosovë (3 295 000 denarë) dhe Serbi (332 000 denarë). Rritje të vlerës së punëve kontraktuese është regjistruar në Bullgari dhe Serbi. Punime më së shumti janë realizuar në këtë periudhë në Gjermani (67 855 000 denarë), Bosnjë Hercegovinë (19 279 000 denarë), etj.

Baby Boo