Në punë shtetërore vetëm me test ose vaksinë!


Vaksinim i obligueshëm për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Të punësuarit në sektorin publik të tregojnë certifikatë për pranimin e më së paku një doze të vaksinë, ose për të hyrë në vendin e punës duhet të tregojnë test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose të kenë certifikatë se e kanë kaluar Kovid-19.Këto janë rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse që duhet të hyjnë në fuqi 10 ditë pas miratimit të propozimit nga ana e Qeverisë, që të kenë kohë qytetarët të vaksinohen. Punëtorët shëndetësorë që nuk janë të vaksinuar, që janë 20-30%, të kenë afat prej 30 ditëve për vaksinim.
“Të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, në gjithë institucionet qeveritare, për të shkuar në vend pune të tregojnë vërtetim për më së paku një vaksinë të marrë ose të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë, ndërsa do të bëhen në shpenzim të të punësuarve ose do të duhet të posedojnë vërtetim jo më të vjetër se 45 se e kanë kaluar virusin ose të kenë vërtetim nga specialisti se nuk mund ta marrin vaksinën, ndërsa bëhet fjalë për gjendje të rralla imunologjike, për çka do të dalim me listë të sëmundjeve të rralla dhe specialistëve që mund t’i japin ato vërtetime”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Filipçe thotë se nga LOE ka arritur letër me kërkesa të ngjashme, me qëllim që të mbrohen kapacitete prodhuese dhe proceset ekonomike në vend. Oda ekonomike e RMV kërkon që vaksinimi të jetë i obligueshëm edhe në sektorin privat sepse, siç thonë, vetëm kështu do të arrihen rezultate kolektive në luftën me virusin por do të mundësojë edhe vazhdimësi në proceset afariste. “Të punësuarit duhet të posedojnë dhe të tregojnë certifikatë/vërtetim për imunizim kundër Covid (për pranim të dy dozave) si dhe certifikatë/vërtetim se e kanë kaluar virusin në 6 muajt e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit. Për të punësuarit që nuk janë vaksinuar ose nuk e kanë kaluar virusin të ketë testim të detyrueshëm, së paku një herë në javë të testohet vetë me test të shpejtë antigjen ose në qendër private ose shtetërore, si do të vendosë punëdhënësi. Në qoftë se punëdhënësi vendos të testohen vetë, atëherë kjo të bëhet në hapësirat e punës, kurse punëdhënësi ta përcaktojë vendin dhe kohën e testimit“, theksoi Aneta Trajkovska, nënkryetare e LOE.

Konfederata e sindikatave të lira reagoi në lidhje me masat më të reja për punëtorët në sektorin publik që i propozon Komisioni për sëmundje ngjitëse. Me masat e propozuara, sipas kësaj konfederate, shkelen të drejtat themelore të njerëzve dhe kërkojnë që Qeveria të mendojë mirë para se t’i sjellë.
“Vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale, të mos imponohet me masa, siç dëshiron t’i imponojë Komisioni për sëmundje ngjitëse në krye me ministrin Venko Filipçe. Për ne është i papranueshëm propozimi i Komisionit, shpenzimet për PCR test të jenë në kurriz të të punësuarve, duke pasur parasysh se ka mbi 80 mijë të punësuar në sektorin publik me pagë minimale e cila nuk është e mjaftueshme për të kaluar muajin. Është e palejueshme varfërimi i punëtorëve, tu imponohen shpenzime shtesë, ndërsa me këtë të shkelen edhe të drejtat e tyre të njerëzve”, thonë nga Konfederata e Sindikatave të Lira.

Mundësia për falsifikimin e certifikatave do të eliminohet përmes veglave elektrike, me ndihmën e aplikacionit që e tregon QR kodin dhe aplikacionin që e kontrollon validitetin e atij QR kodi. Procesin do ta kontrollojnë inspektorët dhe MPB-ja.

Baby Boo