fbpx

Në aksidentin e sotëm ka ndërruar jetë edhe djali i një deputeti

Në mesin e personave të vdekur gjatë aksidentit të sotëm të Autobusit gjendet edhe djali i një deputeti nga radhat e LSDM-së Blagojçe Trpevski. Djali i tij Jovica Trpevski është në mesin e të vdekurve njofton Makfaks.

Deri tani nga aksidenti kanë ngelur të vdekur 13-të persona, 7 persona janë dërguar në mjekësi ligjore për autopsi që të vërtetohen shkaqet e vdekjes.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili ishte duke udhëtuar në autostradën Shkup-Gostivar rreth orës 17 ka pësuar aksident me çka ka përfunduar në humnerë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.