fbpx

Në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për gjuhët do të ketë punësime

Në Agjencinë e cila do të jetë e obliguar për zbatimin e Ligjit për gjuhët do të ketë punësime, nëse ka nevojë reale për atë. Fillimisht, do të përdoren resurset e brendshme që i ka Qeveria në suaza të institucioneve ekzistuese.

“Fillimisht në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për gjuhët do të shfrytëzohen resurset e brendshme që i ka Qeveria në kuadër të institucioneve ekzistuese, por nëse gjendja reale tregon se ato resurse nuk janë të mjaftueshme, atëherë do të ketë punësime”, tha zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski në konferencën e sotme të rregullt për shtyp.

Dje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut solli vendim për formimin e Grupit ndër resorësh të punës për zbatimin e e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ajo do të duhet të përgatisë plan aksioni për zbatimin e ligjit në afat prej 15 ditëve prej ditës së hyrjes në fuqi të vendimit, ta ndjekë dinamikën e realizimit të planit të aksionit dhe t’u japë udhëzime institucioneve në funksion të koordinimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve në pajtim me atë plan.(koha.mk)

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.