fbpx

Ndryshon struktura e Agjencionit për zbulim të brendshëm!

As Agjencia për zbulim të brendshëm nuk do të ketë zëvendës drejtor me kompetenca të plota për të zëvendësuar drejtorin në mungesë të tij. Propozim/ligji për Agjencinë e cila do të zëvendësojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim parashikon që tre zv.drejtorët e saj të mbulojnë sektorë të caktuar. Sipas ligjit, drejtori ka kompetenca të plota në organizimin, sistematizimin e të punësuarve dhe marrjen e vendimeve në emër të Agjencisë.

Agjencia e Zbulim të Brendshëm

Drejtor
drejtor për rreziqet nga spiunazhi
drejtor për rreziqet nga terrorizmi
drejtor për rreziqet nga ekstremizmi

Kjo nuk përputhet me praktikën e deritanishme të shërbimeve të sigurisë dhe institucioneve të pushtetit qendror. Institucionet zakonisht kanë drejtorin, zëvendësin e drejtorit dhe ndihmës/drejtorë të cilët mbulojnë sektorë të caktuar. Kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe zv.drejtorëve, me propozim-ligjin e ri mbetet të larta. Drejtori parashihet të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit dhe të ketë përgatitjen adekuate akademike, kurse zv.drejtorët, të kenë të paktën 12 vjet përvojë pune dhe përgatitjen adekuate akademike. Nuk dihet saktë se sa kuadro ka në vend që i plotësojnë kriteret e lartpërmendura sidomos duke pasur parasysh se shumë nga të punësuarit e deritanishëm në shërbimet e sigurisë nuk kanë pasur shkollimin adekuat. Shumë prej tyre janë pedagogë, filologë, ose me profesione krejtësisht të ndryshme. Kriteri për përvojë prej të paktën 15 për drejtor, respektivisht 12 vjetësh për zv.drejtor, eliminon automatikisht personat me përgatitje adekuate akademike por që janë më të ri në moshë.

Agjencia e Zbulim e Brendshëm

Drejtori – të ketë të paktën 15 përvojë pune në pozitat udhëheqëse në fushën e sigurisë kombëtare, zbulimit dhe kundërzbulimit.

Zv.drejtori – të ketë të paktën 12 vjet përvojë pune në pozitat udhëheqëse në fushën e sigurisë kombëtare, zbulimit dhe kundërzbulimit.

Propozim-ligji nuk ka asnjë dispozitë që rregullon çështjen e përfaqësimit të drejtë etnik në pozitat udhëheqëse të Agjencisë për zbulim të brendshëm. Një dispozitë e tij parashikon përfaqësim të drejtë etnik por në nivel të të gjithë të punësuarve.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ishte i pakapshëm për të sqaruar punën e Agjencisë pas transformimit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Edhe pse tashmë funksionon Agjencia Teknike Operative e cila do të jetë përçues i sinjalit tek institucionet që kërkojnë përgjimin, edhe Agjencia për zbulim të brendshëm, me propozim-ligj, parashihet të ketë të drejtën e përgjimit./Alsat-M/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.