fbpx

Ndryshimi i pasaportave dhe targave në kurriz të qytetarëve të Maqedonisë

Ndryshimi i dokumenteve të udhëtimit dhe targave me emrin e ri do të bie në kurriz të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë e sotme për shtyp tha se targat e reja do të shfrytëzojnë ngjitëse me shenja NMK e cila do tu jepen qytetarëve gjatë daljes nga vendi.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të fillojë me procedurën për blerjen e dokumenteve të reja të udhëtimit, me çka dokumentet e reja me emrin e ri pritet të jepen nga fundi i vitit.

“Dokumentet e vjetra me afat të caktuar do të vlejnë deri në skadimin e afatit teknik me marrëveshjen e Prespës, ndërsa ajo është për pesë vjet. kjo do të thotë se çdo qytetar në kuadër të kuadër të procedurës së rregullt kur do ta ndryshoj pasaportën, do ta marrë të riun dhe do ta paguaj çmimin e cila është e rregullt për zëvendësimin e dokumenteve të udhëtimit”, tha Boshnjakovski.

Në vendkalimet kufitare emri i ri do të shkruhet në gjuhët maqedonase, anglisht dhe gjuhën të cilët e flasin 20 për qind e popullsisë në vend.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.