Ndërron jetë prof. Rexhep Josufi


“Të All-llahut jemi dhe tek Ai doemos është kthimi.”

Në këto ditë të bekuara të Ramazanit, me dhimbje të thellë mësuam për ndërrimin jetë të ish-Muftiut të Muftinisë së BFI – Shkup, prof. Rexhep ef. Jusufi.

Ndërrimi jetë i një dijetari është fatkeqësi për gjithë shoqërinë, është një boshllëk që krijohet e që s’e mbush më dot asgjë, është një yll që shuhet, është një humbje që barazohet me humbjen e një fisi të tërë, e prof. Rexhep Jusufi gjithsesi që ishte një dijetar model, prandaj largimi i tij na ka prekur shumë të gjithëve.

Në jetën e tij të stërmbushur me sakrifica dhe kontribute, prof. Rexhep Jusufi dëshmoi modelin e lartë të një intelektuali të mirëfilltë dhe besimtari model. Ishte arabolog i mirënjohur i trevave shqipfolëse, doajen i arsimit shqip, bashkëthemelues i Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” – Shkup, profesor në të njëjtin institucion për disa dekada, ligjërues në xhami të ndryshme të Shkupit, me theks të veçantë në xhaminë e Nerezit, në nismën e ndërtimit të së cilës ka qenë edhe bashkëthemelues, dhe ish-Myfti i Myftinisë së Shkupit.

Njihet nga gjeneratat e shumta të Medresesë si profesor model me përgatitje të lartë. Do mbetet padyshim njëri ndër arabologët më shquar të vendeve shqipfolëse.

Kontributi i tij i paçmueshëm dhe jashtëzakonisht i vlefshëm do mbahet mend nga të gjithë muslimanët dhe teologët. Puna dhe vepra e tij do ngelet e përjetshme në historinë e vendit tonë. Do na mungojë shumë profesionalizmi, sinqeriteti dhe dashamirësia e tij.

Me këtë rast, me pikëllimin më të madh, shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta, në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha organet dhe institucionet e saja, për familjen e kolegët e tij dhe për të gjithë muslimanët, me lutje All-llahut Fuqiplotë që ta përfshijë në mëshirën e Tij të pakufishme!

Qoftë i xhennetit e All-llahu e bëftë shoqërues të Muhammedit a.s. në xhennetin Firdeus!

Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Baby Boo