fbpx

Ndërron jetë mjeku kosovar si pasojë e gripit të derrave

Ramadan Jashari (1974) nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka ndërruar jetë të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit ka konfirmuar se me ikjen nga jeta të Ramadan Jasharit spitali i Gjilanit ka humbur një punëtor të madhe e të dalluar.

Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës.

Nysret Hajrullahu drejtor i spitalit të Gjilanit tha se Ramadan Jashari ishte i prekur nga gripi i derrave, kurse për ne është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. “Do e kujtojmë gjatë sepse ka lënë mbresa të mira si në punë ashtu edhe në sjellje” tha Hajrullahu.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.