Ndalesë për transportet e rrënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

ilustrim

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, në mëngjes në ora 08:25 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda, autobusëve dhe kamionëve në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, njoftojmë nga Lidhja Auto-Mote e Maqedonisë.

Për veturat tjera, siç sqarojnë nga LAMM është e obligueshme posedimi i pajisjeve dimërore.Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se nga ora 09:00 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në autostradën A2 Strugë – vendkalimi kufitar Qaf Than.

Baby Boo