fbpx

Nazmi Sulejmani: Kush u mundua ta sulmijë UT-në, BDI-ja?!

Nazmi Sulejmani

Gjatë përpilimit të buxhetit të 2018, dhe votimit në Parlament deputët e BDI-së, nuk arritën apo nuk deshën ta fusin në buxhet, kërkesën e USHT, për ndërtimin e konviktit të studentëve në USHT. Ky moment tregoi një hendek politik mes BDI dhe udheheqjes së USHT, duke anashkaluar nje kërkesë legjitime te rektoratit te USHT.
Fokusimi i BDI, ndaj Universitetit shtetëror “Nënë Tereza” përpos arritjes se nje objektivi politik per te patur nje Univetsitet shqiptar në Shkup, dhe përtej përfitimit politik, në një mënyre ndoshta edhe përshkak raporteve tani më të “ftohura” me Rektorin e USHT, i cili duket nuk ka pranuar të jetë “sherbëtor” i BDI-së për ti kënaqur apetitet dhe kërkesat e zyrtarëve të BDI-së , njejtë si rektoret paraprak (në përjashtim të Fadil Sulejmanit).

BDI, për gjatë kohë mendon mënyrën për ta shkarkuar Rektorin Vullnet Ahmeti i cili dita ditës po bëhet i padëgjueshëm për atë subjekt politik, duke u bërë në anën e Stafit akademik-administrativ dhe duke fituar gjithnjë edhe simpatinë e studentëve të USHT-së .
Nisur nga këto fakte të lartpërmendura dhe nga pakënaqësi të akumuluara prej kohësh, USHT për dallim nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, në vazhdimësi ballafaqohet me mungesë të mjeteve të nevojshme financiare që janë më se të nevojshme për mbarëvajtjen e punës si dhe zhvillimin dhe funksionimin normal të Universitetit, konform standardeve bashkëkohore.

Duke i ditur të gjitha këto pakënaqësi dhe vështirësi me të cilët ballafaqohet USHT, BDI nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Inspektoriatit për Arsim me anë të kontrolleve të njëpasnjëshme prej kohësh mundohet që Rektorit Vullnet Ahmetit ti gjejnë ndonjë arsye për ta shkarkuar, edhe pse Rektori Ahmeti kohë më parë në formë legjitime është zgjedhur nga Senati i USHT si Rektor i USHT-së.
Rasti i fundit me protestat e Studentëve në Tetovë, dëshmoi edhe njëherë se infiltrimi i BDI-së, në këto protesta ishte shumë evident. Jo rastësisht nëpërmjet individëve të caktuar, të infiltruar brenda protestuesve u tentua që revolta studentore të shfryhet vetëm kundër USHT-së, e jo edhe kundër dy Universiteteve tjera në krye të të cilave qëndrojnë “rektorë partiak”, të BDI&LSDM.

BDI, si duket është duke i përdor të gjitha format e mundshme për ta shkarkuar Vullnet Ahmetin, i cili po mundohet ta ruaje autonominë politike të USHT-së.
Andaj edhe tentimi për të keqpërdorur protestën legjitime të studentëve, nga individ të caktuar të BDI-së, duke u munduar përdorimin e të gjitha mekanizmave për ta komprimituar USHT-në , duke e goditur menaxhmentin e saj edhe për nepotizëm, në një kohë kur e gjithë popullata e di rolin e BDI, dhe familjarëve të Ali Ahmetit, i cili në kohën e rektorëve tjerë e privatizoj USHT, si pronë private e tija.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.