Najçevska: “Shteti jonë duhet të jetë shtet qytetar dhe jo etnik”


Profesorja Mirjana Najçevska mendon se ka ardhur koha të fillohet me ndërtimin e shtetit qytetar dhe jo i bazuar në etni.Sipas Najçevskës, masat që janë ndërmarrë për t’u arritur barazia mes qytetarëve duhet të ndalen atëherë kur do të arrihet qëllimi.

“Sipas nenit 1 paragrafi 4 të Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të diskriminimit, masat pozitive që po ndërmerren për t’u arritur barazia faktike nuk duhet të vazhdojnë pas arritjes së qëllimit”, shtoi ajo.

Kjo do të thotë, thekson Najçevska, nëse shkohet drejt ndryshimit të Kushtetutës, ligjeve dhe aktive nënligjore ku janë paraparë masa të ndryshme diskriminim pozitiv për shqiptarët.

“Është koha të fillojmë me ndërtimin e shtetit qytetar dhe jo etnik dhe problemin ta adresojmë te partitë politike të pastra etnike”, tha Najçevska.

Baby Boo