“Mund të rrezikojë dënimin”, mediat zvicerane frikësohen që FIFA mund të hapë hetime ndaj Xhakës për fanellën me mbiemrin Jashari


Pas fitore spektakolare ndaj Serbisë, mediumi i madh zviceran “Blick” ia kushtuar ballinën fitores së Zvicër dhe kapitenit të saj Granit Xhaka. Si një kapiten i vërtetë, Xhaka tregoi lidership duke udhëhequr Zvicrën drejt fitores dhe kalimit në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Megjithatë ndeshja ishte shumë e tensionuar dhe Xhaka u përballë me serbët në dy raste. Por fitorja e arritur bëri që Xhaka të festonte me fanellën e Jasharit (Ardon Jashari), në fund të sfidës. Këtë gjest Xhaka e bëri për ta kujtuar familjen heroike të Adem Jasharit, por ai në deklaratë tregoi se nuk kishte të bënte për politikë, por thjesht për ta përkrahur shokun e tij të skuadrës, Ardon Jasharin.

Serbët e kanë marrë këtë si provokim dhe mediat në Zvicër po i frikësohen faktit se FIFA mund të hapë hetime në drejtim të kapitenit Granit Xhaka. Gazetat e mëdha zvicerane Blick dhe 20min.ch, kanë raportuar se Xhaka mund të rrezikojë dënimin, por më shumë për gjestin e bërë.

I pyetur për veprimin e tij, Xhaka thotë: “Nuk ka fare mesazh politik pas tij. Ardoni është një djalë që më pëlqen shumë dhe kaloj shumë kohë me të çdo ditë. Në moshën e tij isha pothuajse aq larg sa ai. Dhe ai merr shumë këshilla nga unë. I kam premtuar se nëse shënoj gol ose fitojmë, do t’ia vesh fanellën”.

Baby Boo