fbpx

Mukoski ndjehet person i lirë, ai thotë se nuk ndjek çfarë thonë njerëzit

Deputeti Krsto Mukoski, i cili me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit ka përfituar nga Ligji për amnisti dhe është liruar nga akuza për ngjarjet e 27 prillit, sot tha se ndjehet si njeri i lirë.

Në një deklaratë për Fokus, ai tha se ndjehet person i lirë dhe se nuk i ndjek reagimet e opinionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ndjehem si person i lirë dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Nuk i ndjek reagimet e opinionit, pasi gjithë ditën jam në Kuvend”, tha Mukoski.

Ndryshe, ai ka qenë i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pasi ka hapur dyert e Kuvendit, me çka ju mundësua protestuesve të dhunshëm të futen në hapësirat e Kuvendit.

Ai nuk do të ndiqet penalisht për pjesëmarrjen në ngjarjet e përgjakshme të vitit të kaluar, sipas ligjit për amnisti që u miratua nga deputetët.
Ndërsa në mesin e deputetëve të kanë përfituar nga Ligji për amnisti janë edhe Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.