MPJ: “Mbi një mijë qytetarë të RMV-së në Gjermani e shfrytëzuan mundësinë për lëshim mobil të pasaportave në Konzullatën në Bon”


Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, për më pak se tre muaj, mbi një mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë u fotografuan për pasaporta të reja në Njësinë Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bon, ku me sukses hyri në funksion stacioni i ri bazë.

“Shtatëqind pasaporta biometrike janë gati ndërsa vijon përpunimi i kërkesave të arritura, përmes pajisjes së re e cila ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në shkurtimin e procedurës, uljen e shpenzimeve, si dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve tanë në Gjermani”.

“Ky projekt është jashtëzakonisht i favorshëm për diasporën tonë! Nga përvoja gjatë kohës së fundit, prej që e filluam projektin, mund të jem dëshmitar vetëm i rritjes së kënaqësisë tek palët. Për momentin në Ambasadën tonë në Bon, palët marrin dokument udhëtimi të gatshëm për më pak se 30 ditë”, tha Konsulli Mirçeski.

Përmirësimi i shërbimeve të Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes stacioneve bazë dhe mobile është një nga projektet e shumta të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diasporën.

Baby Boo