“Mos u bëj xheloze për kunatën!”, burri i kërkon gruas një mundësi të dytë për t’ia nisur nga fillimi


Thonë që nuk ka dashuri pa xhelozi, por nëse tejkalohet masa e saj, mund të shndërrohet në kontribuuesen kryesore për konflikte, zënka të vazhdueshme, debate ose mund të çojë edhe në ndarjen e shumë çifteve.
Xhelozia e pakontrollueshme midis çiftit bën që marrëdhënia e tyre të ftohet dhe të humbet besimi, por jo vetëm. E tillë ishte edhe historia e Nikolinit dhe Luljetës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Nikolini në studio rrëfeu se historia e dashurisë me Luljetën kishte nisur 12 vite më parë. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe kishin vendosur që të martoheshin. Por sipas Nikolinit, jeta e tyre nuk kishte qenë aq e lehtë sa ata e kishin menduar. Për shkak të problemeve ekonomike, Nikolinit ishte detyruar që të punonte në emigrim dhe gjatë kësaj periudhe kishte qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij. Ai tregoi se martesa e tij kishte qenë e qetë derisa Luljeta kishte filluar të bëhej xheloze. Sipas Nikolinit, Luljeta ishte tepër natyrë xheloze dhe tha: Më kontrollon telefonin çdo mbrëmje, nuk mbaj mend një natë që nuk e bën. Por shqetësues është fakti që ka 12 vite që bëhet xheloze për nusen e vëllait.

Nikolini ka jetuar prej disa vitesh në banesën e të vëllait dhe gjatë kësaj periudhe ai dhe kunata kishin krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, por ishte pikërisht kjo afërsi që Luljetës për 12 vite nuk i kishte falur qetësi. Si pasojë e këtij afrimiteti, debatet dhe keqkuptimet midis tyre kishin qenë të vazhdueshme. Për këtë arsye, Nikolini kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për të sqaruar gjithë keqkuptimet midis tyre, gjithashtu dhe për t’i kërkuar bashkëshortes të heqë dorë njëherë e mirë nga skenat e tepruara të xhelozisë
“Luljeta të kam thirrur këtu për të të thënë që nuk ke arsye se përse të bëhesh xheloze. Të lutem hiqe këtë xhelozi që ke, sidomos për kunatën!”,- ishte mesazhi i Nikolinit për Luljetën.

Nga ana tjetër e studios, Luljeta pranoi xhelozinë që ndjente për kunatën e saj, si dhe tregoi një version tjetër të historisë. Luljeta e përlotur rrëfeu se kishte qenë vetë kunata që kishte shprehur dëshirën që ta ndante atë nga Nikolini. “Më ka thënë vetë Nikolini që kunata i ka thënë që do të të ndaj nga gruaja!”,- tha Luljeta. Ajo rrëfeu se familjarët e burrit nuk e kishin rrespektuar kurrë mjaftueshëm gjatë këtyre 12 viteve martesë. Luljeta tregoi se janë pikërisht ata që tentojnë vazhdimisht të përçajnë marrëdhënien e tyre në çift duke thënë: Gjatë këtyre 12 viteve martesë nuk jam ndjerë kurrë e lumtur. Familjarët e Nikolinit nuk më kanë rrespektuar, por madje janë ata që ndikojnë shumë që ai të ndahet nga unë.
Mes lotësh, Luljeta tregoi se raporti i tyre në çift si pasojë e debateve ishte krisur dhe se ata kishin shkëputur komunikimin mes tyre. Në fund Nikolini dhe Luljeta i premtuan njëri- tjetrit se do të zgjidhin gjithçka midis tyre dhe se do të bëjnë gjithçka që kjo situatë të përmirësohet duke lënë pas krahëve çdo kontraditë dhe mosmarrëveshje që kanë pasur.

Baby Boo