Mori pjesë në një protestë kundër vaksinimit , shkurorëzohet me bashkëshortin!!


Aktori i njohur australian Simon Baker së fundmi është ndarë nga Laura May Gibbs. Një burim ka konfirmuar për ‘PEOPLE’ se aktori i “The Mentalist” dhe stilistja 36-vjeçare, janë ndarë në heshtje disa muaj më parë pasi ajo mori pjesë në një protestë kundër vaksinimit. Gibbs ka qenë gjithnjë kundër kësaj pasi edhe në mediat sociale ka mbajtur një qëndrim të fortë për kundërshtimin e saj ndaj vaksinës COVID-19.Të dielën, ajo postoi një video në rrjetin e saj social Instagram, teksa merrte pjesë në një tubim në Australi për të protestuar ndaj çështjes së vaksinimit. Klipi tregon qindra të mbledhur dhe njerëz të cilët brohorisnin për të kundërshtuar çështjen e vaksinimit dhe pajisjes e pasaportë vaksinimi. Në postimin e saj, stilistja kishte shkruar:

Gibbs është themeluesja e markës luksoze të modës ‘Nagnata’, një krijim i përbashkët i dyshes së motrave, Laura May dhe Hannah Gibbs të paktën kështu thuhet edhe në faqen e internetit të kompanisë. Muajin e kaluar, ajo bëri një deklaratë të gjatë në llogarinë e saj zyrtare të kompanisë duke kritikuar ashpër “diskriminimin” rreth vaksinës së COVID.Është kundër vlerave tona personale dhe të markës që të diskriminojmë çdo klient nga ecja nëpër dyert e dyqanit tonë të shitjes me pakicë Nagnata. Në dritën e qeverisë NSW që lëshoi një udhëzim për të lehtësuar kufizimet Covid vetëm për të vaksinuarit, ne kemi marrë vendimin të mbyllim dyqanin tonë në Byron Bay nga e hëna 11 tetor. Ne do të rihapim kur të gjithë të jenë të mirëpritur dhe pa frikë nga gjykimi dhe gjobat.

Baby Boo